Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Superbonuset e bankierëve, vërejtje të forta nga BSH dhe BERZH

$
0
0
2015-11-23Banka e Shqipërisë kritikoi bankat private për mungesë transparence për mënyrën se si qeverisen dhe marrin vendime, duke përfshirë politikat e shpërblimeve të drejtuesve.

“Bankat kanë mungesë transparence dhe nuk publikojnë informacion mbi mbledhjet e aksionerëve,  procesin e seleksionimit, praktikat e kualifikimit dhe politikën e bonuseve dhe shpërblimeve speciale. Të gjithë këta elementë duhen përmirësuar sepse gjenden në këtë situatë prej shumë vitesh”,- deklaroi Deniz Derralla, drejtor i mbikëqyrjes në BSH.

Qeverisja e bankave u shndërrua një nga çështjet më të nxehta të politikës globale pas krizës financiare të vitit 2008. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Obama ndërmori reforma radikale nga kufizimi i pagesave për bankierët deri tek masat shtrënguese për rritjen e transparencës.

“Ne kemi vlerësuar gjithashtu edhe indeksin e qeverisjes së bankave. Ajo që kemi vënë re është se gjatë krizave qeverisja e bankave përkeqësohet dhe indeksi ulet”,- tha më tej Derralla.

Banka e Shqipërisë ka kontraktuar Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Koorporatën Financiare Ndërkombëtare, që ta ndihmojnë në forcimin e mbikëqyrjes bankare.

“Ajo që ne planifikojmë të bëjmë është një rishikim total i kuadrit ligjor dhe të propozojmë rekomandime për të ndihmuar Bankën e Shqipërisë të përmirësojë mbikëqyrjen, veçanërisht sa i takon riskut, qeverisjes së brendshme të bankave, zbatimit të ligjit dhe auditin e brendshëm”,- tha Gian Piero Cigna nga BERZH./TCh/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663