Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trami i Bashës, ja VKM-ja e Ramës që e miratoi

$
0
0

tramShumë kryeqytete të Europës, në infrastrukturën e tyrë të transportit publik, janë të pajisura me tramvaj dhe/ose me metro. Këto forma transporti kanë një funksion praktik që përfshin transportin efikas dhe të shpejtë të qytetarëve, si dhe zvogëlimin e trafikut, duke ndikuar kështu në uljen e nivelit të ndotjeve që mund të shkaktohen nga automjetet.

Nga Ilir Sinanaj  

 

Ndërtimi i tramvajit në Tiranë ka qenë premtimi elektoral i Lulzim Bashës, gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2011 për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje këto që i fitoi.

Por tramvaji u kthye në “një bumerang politik” për ish-kryebashkiakun Basha, pasi gjatë gjithë mandatit të tij nuk u ndërmor as edhe një punim për të hedhur themelet për këtë projekt madhor. Vetëm në qershor të vitit 2014, kryebashkiaku i atëhershëm i Tiranës, zhvilloi një konferencë ku prezantoi një projekt për ndërtimin e tramvajës në Tiranë. Dhe asgjë më shumë.

Ndërkaq, gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore të qershorit 2015,  moszbatimi i projektit të tramvajit u kthye në “simbol” të retorikës politike të Aleancës për Shqipërinë Europiane për mosmbajtjen e premtimeve nga ana e Bashës. Jo pak herë, gjatë takimeve të tij elektorale, Erion Veliaj do të shpotiste në fjalimet e tij Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet (më saktësisht Bashë) lidhur me projektin e tramvajit.

Por, përtej “zënkave” midis politikanëve të kaheve të kundërta, a do të ketë Tirana tramvaj? Përgjigja për këtë pyetje është, se me shumë mundësi, Tirana do të ketë jo një linjë tramvaji, por 2 të tilla, brenda vitit 2020…

VKM Nr. 611, datë 17.9.2014

Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (në atë periudhë Turizmi nuk ishte në varësi të këtij dikasteri), Këshilli i Ministrave miratoi “Planin Kombëtar të veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 – 2020” (VKM Nr. 611, datë 17.9.2014). Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi u ngarkua Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Ky vendim hyri në fuqi në 30 shtator 2014, pas në këtë datë u botua në Fletoren Zyrtare. “Plani Kombëtar të veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 – 2020” është një dokument i gjërë, por, në këtë rast, ajo që vlen të thekohet është fakti se aty parashikohet edhe zbatimi i projektit të ndërtimit të 2 linjave tramvaji: 1) Linja “Kinostudio – Kombinat” dhe 2) Linja “Sheshi ‘Nënë Tereza’” – Terminali Multifunksional”.

Plani për tramvajin

Në “Dimensionin I: Transporti”, të “Planit Kombëtar të veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 – 2020”, parashikohet zbatimi i projektit për ndërtimin e linjave të tramvajit “Kinostudio” deri në Kombinat dhe ndërtimi i linjës së tramvajit “sheshi ‘Nënë Tereza’” deri tek “Terminali Multifunksional”. Sipas dokumetit për institucionet përgjegjëse dhe partnere për këto projekte janë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, së bashku me Bashkinë e Tiranës. Afati për ndërtimin e të dy linjave është përkatësisht 36 muaj, por nuk jepet një datë nisje apo përfundimi për projektet.  Por duke u nisur nga fakti se ky është një plan me kohëzgjatje nga viti 2014 deri në vitit 2020, për të qenë brenda këtyre afatave, mund të pritet që zbatimi i projektit për linjat e tramvajit të nisin jo me vonë se viti 2017 (nëse do të respektohet afati kohor i zbatimit prej 36 muajsh).

Financimi

Për sa i përket financimit në këtë Plan Kombëtar nuk parashikohet një fond i caktuar. Ndërkaq, në dokument parashikohen mënyrat e financimit. Për Linjën “Kinostudio – Kombinat” do të ketë: “Financim bankar me kredi të butë dhe me bazë operimi PPP (partneritet publik dhe privat), si dhe me koncesion. Linja do të lidhë lindjen me perëndimin e qytetit të Tiranës, e cila aktualisht është zona me fluksin më të madh të udhëtarëve. Për këtë do të përdoret sistemi i lehtë (Light Rail Transit), prej rreth 10 km gjatësi”.

Po kështu edhe për linjën “Sheshi ‘Nënë Tereza’” – Terminali Multifunksional” do të ketë: “Financim bankar me kredi të butë dhe me bazë operimi PPP (partneritet publik dhe privat), si dhe me koncesion. Linja do të lidhë veriun me jugun e qytetit të Tiranës. Për këtë do të përdoret sistemi i lehtë hekurudhor (Light Rail Transit) prej rreth 7 km gjatësi. Bazë operimi PPP (partneritet publik dhe privat), si dhe me koncesion. Investimet do të jenë për punime civile dhe pjesa tjetër për trenat dhe sistemin e operimit, depot e riparimit dhe parkingun”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles