Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ndryshojnë linjat e urbanëve në Tiranë, ja linjat dhe stacionet e reja

$
0
0

autobus-488x280Një pjesë e linjave të transportit publik në Tiranë pritet të ndryshohen sot me vendim të bashkisë.

Vendimi për ndryshimin e linjave është propozuar nga bashkia për shkak të ndarjes së re territoriale.

Në vendim, thuhet se shtohet linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”. Linja tjetër që do të shtohet do jetë “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit”.

Ndërsa, linja e “Kasharit” do operojë në zonë unazore, rreth zonës së Kasharit.

Bashkohet linja “ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut”. Linja e “Laprakës” do të funksionojë në formë unazore deri në ish-Kombinat.

Linja e re “Ish-stacioni i Trenit- Sauk-Senatorium”, do zgjerohet. Linjës “Qyteti Studenti-Jordan Misja” do t’i shtohen stacionet, ndërsa linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë.

Linjës “Uzina Dinamo-Sharrë” do ti ndryshojnë stacionet. Edhe linjës “Kombinat-Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663