Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Sejko: Rritja ekonomike nuk vjen nga BSH, por nga qeveria

$
0
0

gent-sejko-1Teksa Shqipëria po përballet me përkeqësimin e pritshmërive ekonomike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka lëshuar një deklaratë përmes të cilës ka hequr përgjegjësitë nga institucioni që ai drejton.

Në një seminar të organizuar nga Banka e Sllovenisë në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Gent Sejko, deklaroi se, politika monetare nuk mund të ndikojë rritjen ekonomike dhe as mirëqenien e popullatës, funksione këto që sipas tij i takojnë qeverisë.

“Duhet që gjithmonë t’i kujtojmë vetes se çfarë mundet dhe nuk mundet të arrijë politika monetare: ne mund të ndikojmë mbi variablat nominalë të ekonomisë, domethënë nivelin e çmimeve, por nuk mund të ndikojmë as mbi rritjen afatgjatë dhe as mbi prosperitetin e përgjithshëm në ekonomi”,- tha Sejko në fjalën e tij.

Ndaj sipas kreut të Bankës së Shqipërisë, i takon politikanëve të reformojnë ekonominë.

“Në këtë drejtim, mendoj se duhet që gjithmonë t’i kujtojmë politikanët për përmbushjen e detyrave të tyre në lidhje me reformat strukturore dhe shfrytëzimin sa më mirë të frymëmarrjes që u jep politika monetare”,- vijoi Sejko.

Gjatë prezantimit Guvernatori Sejko i ka njohur të pranishmit me kursin e politikave ekonomike që po ndjek Shqipëria.

“Norma bazë e interesit – tashmë në 1.25% – është në nivelin më të ulët historik, nivel ky i paimagjinueshëm vetëm disa vite më parë. Ndërkohë, kemi rritur operacionet e injektimit të likuiditetit si dhe kemi zgjeruar gamën e kolateralit të pranuar”,- tha ai.

Thirrje për reforma

Pak ditë më parë Banka e Shqipërisë deklaroi se pritshmëritë ekonomike të vendit janë përkeqësuar. Banka uli vlerësimin për rritjen ekonomike të këtij viti dhe shtyu afatin e rikthimit të inflacionin në objektivin ligjor.

“Informacioni i ri ekonomik dhe monetar i muajve të fundit ka qenë përgjithësisht në kahun e poshtëm të pritjeve tona.

Rritja ekonomike e tremujorit të katërt të vitit 2015 rezultoi disi më e ulët se parashikimi, ndërsa inflacioni i tremujorit të parë të vitit 2016 shënoi një rënie të fortë dhe të papritur si pasojë e goditjeve të ofertës”,- deklaroi Sejko pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës.

Përkeqësimi i situatës ekonomike duket se e ka shtyrë Bankën të intensifikojë thirrjet ndaj qeverisë për thellimin e reformave.

“Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të theksojë se politika monetare lehtësuese është një parakusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm për gjenerimin e një rritjeje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme ekonomike.

Kjo politikë duhet të shoqërohet me forcimin e ritmit të reformave strukturore në ekonomi, si dhe me përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reduktimin e primeve – aktuale apo të perceptuara – të rrezikut në ekonomi”,- vijoi  Sejko.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles