Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kreditë, individët i marrin vetëm në Tiranë, në rrethe s’ka interes

$
0
0

Denar.gif-500Janë vetëm banorët e Tiranës ata që kanë arritur të marrin një hua në bankë në tre muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave 3-mujore të Bankës së Shqipërisë. Nga 1.6 miliardë lekë, që ka qenë shtesa e huasë në tremujorin e parë, në raport me fundin e vitit për gjithë vitin, në Tiranë ajo është rritur me rreth 1.7 miliardë lekë, ndërsa në rrethet e tjera është ulur lehtë.

Pjesa më e madhe e huasë që është dhënë në Tiranë për individët ka qenë për blerjen e pasurive të paluajtshme (72% e totalit). Huaja në kryeqytet është gjallëruar lehtë vetëm në tremujorin e parë të 2016-s, pasi kishte qëndruar konstante apo në rënie të lehtë gjatë gjithë vitit 2015.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qytetarët e rrethev të tjera i kanë qëndruar larg bankave në muajt e parë të këtj viti, madje dhe kanë ulur ekspozimin e tyre, teksa stoku I kredisë ka rënë në disa qytete si Elbasan, Fier Korçë etj.

Në Tiranë është dhënë 60% e stokut të huasë për individë gjithsej. I dyti është Durrësi, me rreth 8% të totalit.

Në fund të vitit 2011 kredia për individë shënoi rënie të ndjeshme në vend, kryesisht si rrjedhojë e uljes së huave për shtëpi.

Ajo u gjallërua sërish në 2014-n për të rënë më pas në vitin 2015 dhe duke njohur rigjallërim në tre muajt e parë të këtij viti.

3

2

1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663