Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ulen interesat e kredive hipotekore, hiqet edhe kosto për pagesë të parakohshme

$
0
0

Intesa fotoBazuar në “Marrëveshjen midis Bankave për Transferimin e Kredive” tashmë është e mundur që të gjithë personat që kanë një kredi ekzistuese hipotekore në një bankë, t’a transferojnë atë në një bankë tjetër për të përfituar interesa më të favorshme. Por nuk mjafton vetëm interesi më i ulët për të bërë një lëvizje kaq të rëndësishme, pasi duhen përllogaritur edhe kosto të tjera që shoqërojnë këtë proces.

Risinë më të fundit në tregun Bankar e solli Intesa Sanpaolo Bank Albania duke hequr për herë të parë komisionin për pagesë të parakohshme. Kjo do të thotë se kredimarrësit mund të parapaguajnë kredinë e tyre në çdo moment dhe në çfarëdo shume pa asnjë lloj kosto, duke kursyer kështu penalitetet që variojnë mesatarisht tek 3% e vlerës së parapaguar të kredisë.

Risitë vazhdojnë duke krijuar një sërë avantazhesh që ulin kostot për kredimarrësit ekzistues që kërkojnë zgjedhje më të mira. Disa nga përfitimet kryesore që Intesa Sanpaolo ka sjellë me ofertën e saj më të fundit janë: zero komisione administrimi, zero komisione për mirëmbajtjen e llogarisë së kredisë, mundësia e spostimit të kësteve mujore, ri-financimit të principalit të paguar, njoftimi me sms për pagesat e kësteve mjore dhe për më tepër mundësia për të zgjedhur vetë noterin për përgatitjen e dokumentacionit përkatës.

Në këtë ofertë me karakteristika të reja për tregun Shqiptar, banka Intesa Sanpaolo vjen gjithashtu me interesa nga më të ulëtat në treg duke filluar nga 2.9% në Lekë dhe 2.5% në Euro për zhvendosjen e kredive hipotekore.

Deri më 31 Korrik 2016, të gjithë kanë mundësi të zhvendosin kredinë e vjetër dhe të kalojnë tek një ofertë e re, me më shumë përfitime për blerjen ose ndërtimin e një pasurie të paluajtshme, dyqani, zyre, etj., si edhe për financime për nevoja mjekësore, për studim, ri-konstruksion shtëpie, mobilim, etj.

*Për detajet dhe kushtet e plota të punës për këtë Ofertë Kredie Hipotekore, ju lutemi vizitoni degën më të afërt të Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Intesa Sanpaolo Bank Albania, si një nga Bankat kryesore në vend, përmes një rrjeti prej 32 degësh në qytetet kryesore të vendit, u ofron klientëve individë, bizneseve të vogla, të mesme e korporatave zgjidhje të arsyeshme e të qëndrueshme, përmes shërbimeve e produkteve të saj specifike.

Besimi, pro-aktiviteti dhe thjeshtësia janë përcaktuese të marrëdhënieve afatgjata me klientët tanë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania është pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, me prezencë në të gjithë kategoritë e biznesit në Itali si dhe me prezencë të përzgjedhur në Europën Qëndrore dhe Lindore, në vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, e specializuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për individë dhe shërbime bankare komerciale në 12 vende.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663