Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

“Albania Airlines”, nis në gjykatë procesi i falimentit

$
0
0

om-asd-albanian-airlines-boeing-737-306_PlanespottersNet_170376Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka nisur procesin e falimentit për ish-kompaninë ajrore “Albania Airlines” dhe ka njoftuar kreditorët se duhet të paraqesin pretendimet e tyre brenda 90 ditëve. Në mars të vitit 2014 kjo kompani dorëzoi në këtë gjykatë kërkesën e falimentit.

Pas procesit gjyqësor u arrit në përfundimin se kishte gjendje paaftësie paguese dhe se emërohet si administratore flimenti znj. Shpresa Berçani.

Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, gjyqtari i çështjes Fatri Islamaj specifikon edhe rezultatet në lidhje me asetet e kompanisë: Pasuritë e shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k, mbulojnë shpenzimet e procedures e falimentimit.

Duke përllogaritur shpenzimet e procedurës së falimentimit, ku perfshihet dhe pagesa e administratores së përkohshme falimentimit, kjo e fundit arrin në përfundimin se pasuria e shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k, mbulon shpenzimet e procedurës së falimentimit.

Gjithashtu në vendim thuhet se: “Të gjithë kreditorët e shoqërisë ‘Albanian Airlines’ sh.p.k., të paraqesin pranë administatores së falimentimit, pretendimet e tyre, brenda 90 ditëve nga shpallja e ketij vendimi. Mbledhja e kreditorëve të shoqërisë ‘Albanian Airlines’ sh.p.k, për raportim, të mbahet brenda 90 ditëve nga shpallja e ketij vendimi. Mbledhja e kreditorëve të shoqërisë ‘Albanian Airlines’ sh.p.k, për verifikim, të mbahet brenda 60 diteve nga përfundimi i afatit të depozitimit të pretendimeve”.

Gjykata vendosi gjithashtu që ky vendim të botohet si në faqen e tatimeve dhe të QKB-së, ashtu edhe në median e shkruar.

Përveç Albania Airlines, në proces falimenti është edhe Belle Air e cila në vitin 2005 lindi pikërisht për ta konkurruar.

Ndërkohë në tavolinën e ekzekutivit shqiptar ka mbërritur edhe drafti i ligjit të ri “Për Falimentin” i cili pritet të sjellë ndryshime të mëdha në këtë fushë, që ende njihet shumë pak në Shqipëri./Monitor/

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles