Opozita i kërkoi ERE-s uljen e cmimit të energjisë elektrike pasi sipas saj treguesit e kompanive të energjisë janë përmirësua. Por kreu i Entit thotë se ky vendim kërkon që kompanitë të vazhdojnë përmirësimin e treguesve.
“Rekomandohet të kalojë një kohë relativisht e pranueshme që të shohim këtë stabilitet. Në qoftë se do të vendosnim menjëherë, psh u përmirësuan arkëtimet dhe ne të influencojmë në çmim, do të krijonim çoroditje tek kompania dhe konsumatori”,- tha Petrit Ahmeti.
“Dy vite mendoj janë mjaftueshëm për të marrë një vendim për ulje çmimi pasi çdo kohë që kalon është futje dore në xhepin e qytetarit”,- tha Helidon Bushati deputet i PD.
“Nuk po themi fjalën e fundit, që kjo punë nuk mund të bëhet”,- u përgjigj Ahmeti.
Nga 1 janari i vitit 2015, ERE unifikoi çmimin e energjisë në 9.5 lekë për kilovat nga dy nivele ku 300 kilovat orët e para paguheshin me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli me 13.5 lekë. Sipas entit njësimi i cmimit ka eleminuar abuzimet dhe ka ulur kosumin e energjise pa limit./TCh/