Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bashkitë, dyfish më shumë shpenzime për pastrim se për rikonstruksionet

$
0
0

Screenshot_2-21Që prej marrjes së detyrës në krye të bashkive në korrik të vitit 2015, drejtuesit e bashkive të vendit, kanë shpenzuar për pastrimin e njësisë lokale, sa dyfishi i vlerës së investuar për rikonstruksion në bashki.

Sipas kërkimit brenda të dhënave nga “Open Procurement”, shpenzimet totale të 61 bashkive për pastrimin e bashkive janë 7,861,058,073 lekë, ose 78 miliardë lekë të vjetra.

Këtu përfshihen dhe blerjet e makinerive të shtrenjta të pastrimit, fadromat, borëpastrueset, etj. Këto 94 tendera janë zhvilluar nga 35 bashki të vendit.

Ndërkohë, për rikonstruksion, 44 bashki kanë zhvilluar gjithsej 138 tendera, me vlerën totale të 3,240,692,429 lekë, ose rreth 32 miliardë lekë të vjetra.

Në vijim të kërkimit të bërë, për Karburant, 49 bashki kanë zhvilluar 99 tendera me vlerë totale 425,261,585 lekë, ndërsa për telefon janë kryer vetëm 4 tendera nga 3 bashki, me kosto totale 1,959,602 lekë.

Më të shumta janë shpenzimet për internet, ku 17 bashki kanë zhvilluar 31 tendera me kosto 30,859,974 lekë. Shpenzim të madh duket se bashkitë kanë kryer edhe për blerje dru zjarri që kryesisht ju janë vendosur në dispozion shkollave.

33 bashki kanë zhvilluar 51 tendera, me kosto totale 210,010,820 lekë. Një lloj tjetër investimi i pandjeshëm për publikun, por i përhapur është ai i shpenzime për varre. 13 bashki kanë zhvilluar 23 tendera me vlerë totale 267,368,143 lekë.

Ushqime për kopshte, shkolla dhe institucione të tjera varësie, janë tenderuar në 80 raste nga 32 bashki, dhe vlera e këtyre kontratave arrin në 239,923,487 lekë.

Blerjet për Kancelari arrijnë në 70,089,443 lekë, ndërsa shpenzimet për transport të nxënësve, mësuesve dhe punonjësve të administratave, janë kryer nga 32 bashki, me 104 kontrata, me vlerë totale 515,014,317 lekë./shqiptarja.com/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663