Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Njeriu misterioz pas monedhës virtuale

$
0
0

bit1Bitcoin është monedha e të ardhmes, ajo që tani zë një volum të jashtëzakonshëm në shkëmbimet tregtare prej internetit (7 miliardë dollarë) dhe madje u përdor (një version i saj) edhe në trafikun e narkotikëve. Por kush është njeriu që e shpiku dhe e solli atë në jetë? The Economist sjell historinë e njërit prej personave, që pas vitesh heshtjeje ka dalë të thotë se ai është Satoshi Nakamoto (pseudonimi virtual) ose babai i Bitcoin.

The Economist

Në botën e bitcoin, e parasë digjitale, gjërat nuk janë aq të thjeshta sa mund të duken. Që në fillimet e saj në vitin 2008, krijuesi i saj ka qenë një mister. Krijuesi fshihet pas pseudonimit Satoshi Nakamoto. Por mendohet se misteri u zbardh, megjithatë mbeten ende në pikëpyetje shumë gjëra. Një 45-vjeçar australian, Craig Steven Wright ka deklaruar se ai është fshehur pas pseudonimit të Nakamotos dhe se ai është krijuesi i bitcoin.

The Economist dhe BBC e kanë intervistuar atë dhe kanë parë dokumentet, nëpërmjet të cilave ai vërteton se është krijuesi. Pra mundësia që Wright të jetë Nakamoto nuk bie poshtë.

Projekti i bitcoin ndodhet “mes dy zjarreve”, mes konkurrencës së kampeve të programuesve, të cilat duan ta mbajnë atë në nivele të vogla dhe të pastër dhe mes kompanive të bitcoin, që duan që ajo të rritet shpejt, madje të kthehet në vlerë këmbimi.

Njeriu misterioz

Askush nuk e ka takuar Nakamoton, as bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Ata kanë komunikuar me të vetëm nëpërmjet mesazheve elektronike. Në 2011, Nakamoto vendosi të largohej nga ky biznes, duke dërguar një mesazh që thoshte: “Kam filluar të merrem me gjëra të tjera” dhe që atëherë nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Përtej anës që mbetet në hije, duket se sistemi i bitcoin e ka marrë veten shumë shpejt. Mendohet se vlera e bitcoin që qarkullon tani është rreth 7 miliardë dollarë, më shumë se buxheti i një shteti të vogël. Mendohet se Nakamoto ka 1 milion bitcoins, që arrijnë vlerën e 450 miliardë dollarëve, por ato mbeten të paprekura. Ka shumë spekulime se cili mund të jetë Satoshi Nakamoto i vërtetë, por gjithashtu mendohet se bitcoin mund të jetë krijuar nga një grup njerëzish.

Në 2015 u shfaq Wright si krijues i bitcoin dhe hakerat menjëherë janë futur në dokumentet e tij sekrete dhe kanë nxjerrë informacione. Por gjithsesi, u vunë re disa të çara dhe në këtë histori. Disa prej titujve shkencorë që Wright ka listuar në LinkedIn rezultojnë jo të vërteta dhe SGI, një firmë kompjuterësh mohon të ketë pasur ndonjëherë marrëdhënie biznesi me të.

Por përse do Wright të zbulojë veten e tij? Ai thotë se nuk po e bën për arsye publiciteti, por do të vendosë një rekord të ri. Ai thotë se është i shqetësuar për keqkuptimet që dalin nga informacionet e gabuara dhe se të gjitha këto po dëmtojnë atë, biznesin e tij dhe familjarët. Ai thotë se paratë dëshiron t’i përdorë për kërkime shkencore. Gjithashtu, ai thotë se nuk ka dashur të përfshihet në stuhinë mediatike në fillim, prandaj është fshehur pas një identiteti fals. Ai shpjegon se ka përdorur emrin e një filozofi japonez të viteve 70 “Nakamoto”, i cili ka qenë një kritik i madh i kohës së vetë. Ndërsa për emrin Satoshi nuk jep shpjegime.

Natyrshëm lindin disa pyetje. Si fillim, a mund ta provojë Wright se është vërtet Nakamoto? A mund t’i shpjegojë të çarat në historinë e tij që dolën në dhjetor? A posedon mjaftueshëm njohuri teknologjike ai, sa për të krijuar një sistem të tillë si bitcoin? Dhe së fundmi, sa i përshtatet imazhit që bashkëpunëtorët e Nakamotos kanë krijuar për të?

Si fillim çelësat. Për të kuptuar se si Wright mund të vërtetojë në mënyre kriptografike se është Nakamoto, duhen shqyrtuar çelësat publik të skemave të enkriptimit si “PGP” (Pretty Good Privacy – Privatësi Shumë e Mirë). Ky sistem PGP dallon menjëherë kur dikush shtiret si Nakamoto, nëpërmjet mesazheve elektronike dhe konsiderohet si i pavërtetë. Por eksperti Jerry Brito thotë se edhe nëse dikush do të arrinte të hynte si Satoshi në PGP, përsëri ai nuk mund të vërtetonte se ishte vetë ai.

Wright është i ndërgjegjshëm se edhe pse zotëron çelësin e PGP, ai përsëri nuk vërteton dot asgjë. Kështu ai thotë se ka një mënyrë tjetër për të vërtetuar se vetëm krijuesi i bitcoin ka mundësi ta përdorë atë. Ekziston një adresë bitcoin e ngjashme me numrin e një llogarie bankare me një kod PIN sekret ose me një firmë në një çek, që e lejon mbajtësin të transferojë para. Analogjia nuk është perfekte gjithsesi: Zotëruesit e bitcoin mund të kenë shumë llogari, secila e ndarë në adresa të ndryshme me një çelës privat.

Adresat bitcoin mund të lidhen dhe me te ashtuquajturat “blocks”: Ata që tentojnë t’i krijojnë ato mund të marrin një shpërblim që dërgohet automatikisht në adresën bitcoin, të zgjedhur nga krijuesi i “block”. Nakamoto në fillimet e krijimit të bitcoin ka arritur të kryejë një transaksion të suksesshëm nëpërmjet parave të fituara në bllokun e 9, e cila është konfirmuar dhe nga marrësi Hal Finney, kur ai ishte gjallë.

Nëse Nakamoto arrin të tregojë se e posedon çelësin për këtë lloj transaksioni, ai mund të vërtetojë shumë lehtë se është Nakamoto. Çështja e tij do ishte më e fortë nëse ai do të arrinte të vërtetonte dhe transaksione të tjera. Wright shprehet se ka kontroll mbi bllokun 9, nëpërmjet të cilit Nakamoto kreu transaksionin e parë dhe jep një shpjegim të detajuar hap pas hapi se si provohet kjo. Wright thotë se ka firmosur një tekst (fjalimi në 1964, në të cilin Jean Paul Sartre refuzon të pranojë një çmim Nobel në letërsi) me këtë çelës privat, që prodhon një identifikues të veçantë me një firmë digjitale. Ai e ka publikuar këtë në një prej adresave të tij, duke e shpjeguar dhe hap pas hapi se si verifikohet posedimi i çelësit privat. Me pak fjalë, të dhënat që ka nxjerrë ai mund të përshtaten në një software dhe kështu të gjithë pjesët e puzzle-it bashkohen. Deklarata të tilla do të ushqejnë dyshime. Kjo është e pjesshme, pasi elementi i dytë në testin e “atësisë” së Bitcoin nuk është përfundimtar. Ai është duke bërë një punë të madhe për të mbyllur hapësirat boshe në historinë e tij, duke ofruar mjaft dokumente dhe shpjegime. Në disa raste kjo i lehtëson dyshimet për vërtetësinë e tij, në të tjerat jo kaq shumë.

Pyetjet në lidhje me gradat akademike të Wright u ngritën për shkak të listimeve që ai kishte bërë në LinkedIn, të cilat më vonë u fshinë dhe nuk mund të konfirmohen. Ai thotë se profili ishte një shaka ose më saktë, një mënyrë për të mbajtur njerëzit larg.

CV-ja aktuale e Wright liston dhjetëra certifikata, ish-pozicione të mëparshme dhe një pjesë prej të cilave janë grada. Ato përfshijnë: Mjë Master në statistikë nga Universiteti i Newcastle në Australi, një Master në drejtësi nga Universiteti Northumbria i Britanisë, disa mastera në IT dhe një tjetër në menaxhim nga Charles Sturt University, po në Australi. Sipas CV-së zoti Wright ka paraqitur tezën e tij për një doktoraturë në shkenca kompjuterike dhe zotëron një doktoraturë në teologji. Në fund rezulton se ai ishte duke u regjistruar në Universitetin e Londrës në programin “Master Shkencor në Financë”.

Wright ka siguruar diploma dhe shumë materiale të tjera, shumica prej tyre konfirmohen edhe nga universitetet përkatëse. Ai për shembull zotëron tri grada masteri në CSU (Charles Sturt University), në të cilin ai ka dhënë mësim edhe si pedagog zëvendësues, ndërsa teza e tij është ende në shqyrtim. Doktoratura e tij në Teologji vazhdon të mbetet një mister, për të cilin edhe ai vetë nuk dëshiron të flasë. Si provë reale të superkompjuterëve të tij, Wright ka ofruar një letër të nënshkruar nga drejtori i SGI-së, i cili thotë ndër të tjera se është i kënaqur për bashkëpunimin me Cloudcroft, një nga firmat e Wright. E pyetur në lidhje me këtë gjë, SGI është përgjigjur se drejtori i saj ka vepruar si një individ dhe nuk ka qenë i autorizuar për të bërë një gjë të tillë. Firma nuk ka dokumentacione për kompjuterë të tillë dhe sipas tyre ata mund të jenë blerë në treg të zi. Arsyeja pse SGI është distancuar sipas Wright është sepse ai ka kombinuar pajisjet e firmës me ato të një konkurrenti, Supermicro. Ai nuk flet më shumë për shkak të sigurisë, ku sipas tij kjo është një makineri shumë e shtrenjtë dhe e madhe. Nëse C01N (sikurse është quajtur kjo makineri) ekziston, me një kapacitet prej 3.5 petaflops, ajo do të renditej e 17-a në listën e superkompjuterëve më të shpejtë në botë. Sipas Wright, e gjithë kjo fuqi informatike është përdorur për të testuar idetë e tij se si të përmirësohet Bitcoin.

Sa për të dhënat e zbuluara që prej dhjetorit, Wright raporton si përgjigjen e tij të parë një firmë për kompjuterët mjekoligjorë, ku thotë se këto të dhëna mund të jenë krijuar me një prej versioneve softuerike më të vjetra. Ai thotë gjithashtu se ka humbur shumë prej llogarive të tij në internet, çka shpjegon edhe ndryshimet e postimeve në blog. Sa për sulmin e taksave në Australi ai thotë se nuk ka lidhje me të dhe nuk dëshiron të komentojë, duke cituar kështu edhe dispozitat e fshehtësisë për ligjin e taksave të vendit. Njoftimet e shtypit vendës përmendin gjithashtu edhe akuza për mashtrim, por Wright mohon çdo lloj vepre të tillë duke pohuar se nuk po largohet nga Australia për shkak të hetimit tatimor, por sepse Londra është një vend më i mirë për të ngritur një kompani financiare të teknologjisë. Faza e tretë e provës për njohuritë teknike të Wright është po aq e ndërlikuar. Në janar Juola & Associates, një firmë që përdor një teknikë të quajtur “stylometry” për të identifikuar autorët, publikoi një studim në të cilin ishin krahasuar tekstet e Wright me ato të z. Nakamoto duke hedhur dyshime se ato mund të jenë të shkruara nga i njëjti person. Wright ka thënë se ka qenë autor i një letre të bardhë për të cilin ai ka pasur ndihmën e një mikut të tij amerikan, ekspert i kompjuterëve mjekoligjor Dave Kleiman. Wright gjithashtu thotë se ai ka shumë stile të ndryshme të të shkruarit, në varësi të lëndës. Wright sigurisht që ka shkruar gjerësisht, lista e botimeve përfshin rreth 100 dokumente. Shumica janë pjesë të shkurtra në lidhje me sigurimin e kompjuterit, por ka edhe tema të tilla si: ekonomia, terrorizmi dhe menaxhimi i riskut dhe asnjëra nuk mbulon Bitcoin direkt. Wright gjithashtu thotë se ai ka shkruar disa gazeta, të cilat do të publikohen së shpejti. The Economist ka parë disa prej tyre dhe ato tregojnë se ai ka një pikë të fortë të trajtuar në këtë temë. Kur është intervistuar personalisht, Wright ishte shpesh i vështirë për t’u ndjekur. Në të ardhmen, shpjegoi ai, zinxhiri mund të bëhet aq i gjerë saqë ne mund të krijojmë llogari dhe transaksione individuale për çdo gjë.

Testi i katërt është më subjektiv duke qenë se askush nuk e ka takuar ndonjëherë Nakamoton. Nisur nga tiparet që ofrohen, ka të ngjarë që ai të jetë një person shumë privat, ose ndoshta ai është shumë i fiksuar dhe ka mundësi që politikisht të jetë liberal sepse Bitcoin beson fort se bankave qendrore nuk mund t’u besohet. Në disa raste, Wright i gëzon këto tipare e në disa të tjera jo, pasi ai nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe nervozohej vazhdimisht kur pyetej për familjen e tij. Shumë prej gradave që ka marrë kanë qenë në distancë. Nëse do të punonte nga afër, ai thotë se edhe punëtorët më të dobët nuk do ta respektonin. Ai thotë se është shumë i lidhur me njohjen dhe dijen. Arsyeja pse ai ka mbledhur kaq shumë grada është sepse ato e mbajnë të motivuar, sepse sipas tij jeta është gjithmonë e lidhur me stimuj. Ata që kanë shkëmbyer email-e me Nakamoton dhe kanë kaluar kohë me Wright mendojnë se personaliteti i Satoshi-t virtual dhe Craig-ut real janë të mbivendosura mjaftueshëm. Matonis e ka takuar atë në mes të 2015-s dhe thotë se ka pasur një ndjenjë të çuditshme kur ka takuar Satoshin. Në një postim në blog, Andresen shkruan: “Pasi kalova kohë me të, unë jam i bindur jashtë çdo dyshimi se Craig Wright është Satoshi.”

Askush nuk është i sigurt. Edhe pse ata janë të pakënaqur, Wright ka dhënë përgjigje të besueshme për pyetjet që i janë drejtuar. Ai duhet të ketë gjithashtu ekspertizën e duhur për të zhvilluar sistemet e kriptografisë, por lind pyetja: Pse ai nuk na lejon të dërgojmë një mesazh? Ndoshta sepse kjo na çon drejt një të vërtete: Nakamoto mund të ketë përdorur tekstin Sartri për të vërtetuar identitetin e tij, kjo dëshmi tashmë është duke u përdorur për të treguar se Wright është Nakamoto. Wright mund të ketë përdorur superkompjuterin e tij, për të llogaritur nënshkrimin për këtë tekst të veçantë në atë që njihet si një “sulm brute-force”. Ekziston gjithmonë mundësia që ai mund të ketë marrë çelësat nga dikush tjetër, ndoshta Hal Finney ose Dave Kleiman. Që të dy janë të vdekur dhe rrjedhimisht nuk mund të pyeten. Rreth gjashtë muaj më parë, ai u njoh me Andrew O’Hagan, një novelist skocez, i cili shkroi një autobiografi të paautorizuar për Julian Assange, themeluesin e WikiLeaks. Qysh atëherë, autori ka pasur një qasje drejt Wright, familjes dhe biznesit të tij. O’Hagan ka shkruar një artikull të gjatë për “London Review of Books” mbi Wright dhe punën e tij. Duhet pasur parasysh gjithashtu se Wright do të më shumë gjasa informacione me dobi për ata të cilët po shkaktojnë një luftë civile në Bitcoin për të zgjeruar madhësinë, ku midis tyre përfshihen Matonis dhe Andresen. Lidhur me simulimet për misionin e tij, superkompjuteri ka bërë që teorikisht ai të jetë i një madhësie prej 340 gigabajt dhe tashmë ai është duke u përpjekur të minojë besueshmërinë se Bitcoin do të rritet ngadalë. Në një artikull për shtyp, Gregory Maxwell, një nga zhvilluesit kryesorë të Bitcoin thotë: “Edhe ekspertët kanë axhenda, dhe besimi është i vlefshëm që të mbajë ekspertët në një nivel të shqyrtimit”.

Ky shqyrtim tani do të bjerë edhe mbi Wright. Nëse njerëzit do të besojnë se ai është Nakamoto kjo do të varet nga ajo që ai do të bëjë. Pasi të ketë vërtetuar identitetin e tij, thotë ai, ai do të zhduket përsëri, ashtu si Satoshi. Por ai duket se ka plane të mëdha në evolucionin e Bitcoin. Nëse këto kontribute janë po aq të shkëlqyera sa letra e bardhë e z. Nakamoto, edhe skeptikët mund të pranojnë se Wright është me të vërtetë shpikësi i Bitcoin. Wright nuk ka dëshirë ta kthejë Bitcoin në një diktaturë dashamirëse. Përkundrazi, ai e shikon veten si një sundimtar të Bitcoinit, i cili ndërhyn vetëm kur është e nevojshme. Nëse është kështu, ai është duke u përpjekur për të bërë të kundërtën e asaj që Sartre argumentoi gjatë fjalimit të tij në marrjen e çmimit Nobel: “Shkrimtari duhet të refuzojë të shndërrohet në një institucion, edhe nëse kjo gjë ndodh në rrethanat më të përshtatshme”.

Përgatitën: K. Tushi dhe I. Hasanaliaj


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663