Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Zyrtare/ Kinezët blejnë aeroportin e Rinasit, largohen gjermanët

$
0
0

aeroporti-i-rinasit-1Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, kalon zyrtarisht në duart e kinezëve. Dy kompani pjesë e ”China Everbright” (“Keen Dynamics Limited” (KLD) dhe “Friedmann Pacific Assets Management Limited”), kanë njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e marrëveshjes me konçensionarin gjerman të Rinasit.

Negociatat kishin nisur kohë më parë. Pas blerjes së “Bankers Petroleum”, kinezët shtojnë prezencën e tyre në Shqipëri edhe me këtë investim.

Aeroporti i Rinasit është i vetmi në vend që deri më tani ka pasur ekskluzivitetin e fluturimeve.

Pas negociatave me konçensionarin gjerman, qeveria shqiptare arriti të hiqte klauzolën për ekskluzivitetin, duke i hapur rrugë vënies në funksionim të aeroportit të Kukësit.

Ende nuk është bërë me dije për vlerën e këtij transaksioni, por jo zyrtarisht mësohet se kinezët e blenë Rinasin për 90 milionë dollarë.

shitja e rinasit


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663