Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Rama mohon krizën, po ku është Shkëlqim Cani?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS kritikave për gjendjen e ekonomisë.

“Në fund të vitit 2013 shmangëm kolapsin financiar. Kemi hyrë në vitin e parë kur borxhi publik ka nisur të ulet. Ulja e borxhit publik nuk i është faturuar qytetarëve. 97 përqind e qytetarëve paguajnë më pak taksa,” tha Rama.

Sa i përket punësimit, Rama tha se kjo është një sfidë

për rajonin dhe mbarë Europën.

“Kemi rritur numrin e të punësuarve të siguruar,” shtoi Rama.

Kryeministri e ka përsëritur edhe më parë se qeveria e PS shmangu një kolaps financiar të trashëguar nga qeveria Berisha.

Madje Rama ka vlerësuar ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani për këtë arritje.

Megjithatë Cani thuajse po zhduket nga skena politike.

Ai u shmang nga Rama edhe në zgjedhjet për kryesinë e PS.

Në vend të Canit ka mbërritur Ahmetaj, për të cilin karikaturisti Bujar Kapexhiu mendon se është sinonim me krizën.

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Miq të pandarë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles