Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

‘Rilindja’ po bën një urë spektakolare

$
0
0

uraNdërsa deputeti socialist, Ben Blushi, deklaronte se në kryesinë e PS po hyjnë të gjithë vartësit e Edi Ramës dhe se Rilindja nuk ka bërë asnjë propozim ekonomik në tre vite përveç legalizimit të kanabisit, ministri Damian Gjiknuri i “përgjigjej” me disa foto.

“Drejt përfundimit e gjithë infrastruktura zëvendësuese që lidh hidrocentralin e Banjës me qytetin e Gramshit. Kjo është një ndër urat më të larta e më të gjata të infrastrukturës rrugore në vend. Gjatësia e rrugës 15.3 kilometër, nga e cila 11.7 km është gjurmë tërësisht e re dhe 3.6 km gjatësi ndjek rrugën ekzistuese. Jam i sigurtë që me përfundimin e infrastrukturës rrugore edhe të Cërrikut me Banjën do të ketë shumë njerëz që do të vijnë ta vizitojnë këtë zonë. Shpresoj se shumë shpejt zona do të lidhet edhe me Korçën. Kjo rrugë ishte një problem i hershëm i projektit të Statkraft. Shumë punë për t’i dhënë zgjidhje e tanimë një premtim i mbajtur i qeverisë sonë. Edhe dy muaj sakrifice për një vepër që vlen përjetë,” shkruan Gjiknuri.

Bie në sy se rruga po ndërtohet nga kompania AlbStar, e njëjta që ka marrë përsipër ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Sipas PD, “të gjitha hapësirat e tjera të qëndrës pseudostadium, dhe kulla do të jenë në pronësi të klientelës, kompanisë Alb-Stars shpk”.

“Pra trualli publik, me vlerën më të madhe në qendër të Tiranës, i kalon për qëllime biznesi dhe përfitimi mikut të Edi Ramës”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663