Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

“Kriminale ajo që po ndodh me çmimet e biletave të avionëve”

$
0
0

avionRritja e çmimit të biletave të avionëve ka shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale.

Udhëtimi me avion nga Rinasi drejt Italisë tashmë është rreth 60 deri në 70 përqind më i shtrenjtë, raporton Monitor.

Por drejt Italisë janë 60 përqind e fluturimeve nga Rinasi.

Revoltës i është bashkuar edhe deputetja Mesila Doda.

“Eshte kriminale ajo qe po ndodh me cmimet e biletave te avioneve ne Shqiperi. Nga nje kerkim i shpejte, po vërej se te gjitha, absolutisht te gjitha cmimet e biletave jane rritur thuajse dyfish dhe as qe behet fjale per linja low cost, qe deri para pak kohesh funksiononin me gjithe problemet qe kishin. Nuk di çfare masash ka menduar ministria e linjes po deri tani puna dhe rezultatet jane per te vene kujen. Duhet te jete nje nga fushat e ardhshme te vemendjes dhe llogaridhenjes ne parlament, dhe jo vetem. Qytetaret shqiptare nuk mund te vazhdojne te abuzohen dhe te trajtohen si qytetare te dores se dyte. Kjo historia e monopolit te aeroportit, me duket argument krejt jobindes… Dhe tek e fundit nese monopoli eshte dhene gabim dhe ne kundershtim me interesat e qytetareve, dikush duhet te mbaje pergjegjesi dhe dikush tjeter duhet te nderhyje me forcen dhe autoritetin e ligjit antimonopol. Gjithsesi situata eshte e PADURUESHME”, shkruan ajo në FB.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles