Viti 1991 mbahet mend si viti i një krize të thellë ekonomike dhe humanitare në Shqipëri, pasi sistemi komunist hyri në kolaps.
Sot, disa foto të publikuara në faqen e deputetes Arbjola Halimi në Fb duken vërtet trishtuese.
Në kanatet e një dyqani në cerrik ka rënë skamja dhe tregtohen mallra që mund të numërihen me gishtat e njërës dorë.
“Pamje te bizneseve ushqimore ne Cerrik. Cfare blejne me shqiptaret?!”, shkruan deputetja, teksa në foto dallohet shitësja, që duket tepër e alarmuar dhe në pikë të hallit.