Pak ditë më parë ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto bëri publik lajmin se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një aeroport të dytë, atë të qytetit të Kukësit.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave u miratua ndryshimi i kontratës koncesionare të aeroportit të Rinasit, e cila mundëson liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtarë edhe nga aeroporti i Kukësit.
Tashmë pritet që Parlamenti të japë miratimin përfundimtar dhe t’i hapë dritën jeshile fillimit të punës për pritjen e pasagjerëve në aeroportin e Kukësit.
Sipas qeverisë, aeroporti i Kukësit mund të jetë gati në fund të vitit për të kryer fluturime dhe dy kompani low cost, “Ryan Air” dhe “Ëizz Air” kanë shprehur interes konkret për të operuar.
Shumë të kënaqur për hapjen e aeroportit të Kukësit janë shprehur edhe banorët e zonës, pasi sipas tyre jeta do të marrë tjetër rrjedhë me hapjen e aeroportit.