Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Klima e biznesit: Miliarderi amerikan që po braktis Shqipërinë

$
0
0

Donald Lu dhe Marc CrawfordKompanitë e naftës që po shesin kontratat e tyre në Shqipëri, nuk po largohen për shkak të çmimit të ulur në bursë, por nga kushtet e vështira të të bërit biznes në Shqipëri.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, thotë në një intervistë për ABCNeës, se sjellja e Albpetrol në sektorin e naftës dhe taksat në të gjithë sektorët e tjerë kanë përkeqësuar klimën e biznesit në vend.

“Bankers, por dhe Transatlantik, që ka pasur një miliarder amerikan që është duke ikur, ose duke ndryshuar. Ata po ikin më tepër pasi kanë pasur probleme”.

“Është një reklamë jo shumë e mirë për të tjerët. Ata mendojnë se nuk ka stabilitet këtu. Mendojnë se do të vijnë këtu të investojnë dhe nesër mund të kenë probleme me taksat, me qeverinë. Ata janë të frikësuar kur dëgjojnë se kanadezët ose amerikanët po ikin”.

“Ata thanë se në fund të fundit ne nuk kemi kohë të investojmë këtu. Ne investojmë edhe në Irak e Kurdistan. Një prej këtyre amerikanëve tha se ka dy vende ku nuk investojmë dot, një prej tyre është Shqipëria”.

“Ka një projekt tani prej 3 milionë dollarë. Thanë se do investojmë në Kosovë dhe në Shqipëri. Thanë ku është më mirë të kemi bazën. Në bazë të taksave, thanë në Kosovë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles