Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Do shkojmë drejt diktaturës fiskale apo…

$
0
0

Mall me shumicëÇfarë do të ndodhë në shtator?

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion në shkallë të gjerë pasi gropa e të ardhurave në buxhet vazhdon të thellohet.

Por a do funksionojë aksioni dhe kërcënimet me burg dhe pranga?

“Në 25 vite, falë ekspertizës së përfaqësuesve të FMN- John Crotty, Jean Paul Bodin, Milka Casanegra De Jantsher, të USAID- Ward Hussey e mjaft të tjerëve, mësuam se çelësi i artë për të ngritur një sistem taksimi modern, të ndershëm, të thjeshtë e që jep maksimumin e të hyrave me minimumin e kostove administrative ishte rritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga vetë tatimpaguesi. Kurrë nuk dëgjuam prej këtyre mendjeve të arta këshilla për polici, pranga, burg etj., por vetëm këshilla për respekt ndaj tatimpaguesit, shërbim të ndershëm falas ndaj tij, dhe sigurisht një nukël të përbashkët me prokurorinë për të afrontuar krimet tatimore.

Ku jemi sot? Me keqardhje vërejmë një braktisje të frikshme të parimeve të shëndosha të administrimit fiskal dhe një kthim nostalgjik në metodat e diktaturës. Mundet që në shtator policia, ushtria, forcat speciale të turren mbi librat kontabel te tatimpaguesve e ndoshta të hyra shtesë të vilen me arbitraritet e me përdhunë, por ky nuk është administrim fiskal, ky është preludi i diktaturës fiskale.

Gjithçka është arritur në këta 25 vite e që sigurisht nuk është perfekte, rrezikon të hidhet në erë nga mendje INUK-e,” shkruante në FB deputeti demokrat, Florion Mima.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles