Nëse dëshironi të bëheni të pasur, investoni dhe sa më herët që të mundeni.
“Të bëhesh i pasur nuk është asgjë më shumë se të dish si të kursesh dhe të investosh”,- thotë këshilluesi financiar David Bach, në librin e tij “Çiftet e Mençura Përfundojnë të Pasur”.
“Nuk është nevoja që të keni gjithsesi para për të bërë para”,- thotë ai.
“Thjeshtë duhet t’i merrni vendimet e duhura… dhe të veproni”,- shton ai.
Për të ilustruar mënyrën e thjeshtë të pasurimit përgjatë kohës, Bach krijoi një tabelë (të cilën mund ta shihni më poshtë) e cila tregon se sa shumë para duhet të kurseni çdo ditë, muaj ose vit, për të bërë një milion dollarë deri në moshën 65-vjeçare, transmeton “Gazeta Express”.
Tabela supozon se ju nuk keni asnjë cent të investuar.