Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Në një “thes”, Ahmetaj: Lokalet në Bllok, biznes i madh

$
0
0

big_ministriahmetajMinistri i Financave Arben Ahmetaj, ka bërë të ditur se të gjitha lokalet e subjektet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë janë biznes i madh dhe për këtë ka kërkuar nga Tatimorët që të zhvillojnë aksione.

Këtë deklaratë, Ahmetaj e bëri dje gjatë takimit me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve dhe Doganave për fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit.

Ministri i Financave kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve që të zhvillojë vizita fiskale në bizneset tek ish-Blloku.

“Nesër(sot) Blloku nuk njeh biznes të vogël, janë të gjithë biznes i madh, sepse e vërteta është kjo dhe unë në fund të javës dua t’i tregoj publikut shqiptar që e dimë shumë mirë se çfarë ndodh”,- tha ministri Ahmetaj.

Pra, gjatë këtyre ditëve, në lokalet dhe bizneset e tjera në ish-Bllok priten aksioneve të tatimorëve për kasat fiskale dhe kuponat tatimorë./Shqip/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663