Supozojmë se një qytetar dëshiron të transferojë paratë në një parajsë fiskale. Supozojmë se paratë janë produkt i një aktiviteti të ligjshëm dhe të paligjshëm.
Zakonisht ky është mekanizmi, një person i caktuar i drejtohet kontabilistit i cili e këshillon se, në cilën studio ligjore duhet të shkojë për çështje të tilla.
Zakonisht specialistët të cilët u drejtohen italianët gjenden në Zvicër dhe në Montecarlo.
Në Montekarlo kanë seli shumë prej studiove të përdorura nga italianët. Këta profesionistë u tregojnë klientëve praktikat sesi t’i drejtohen Panamasë, qytet i vogël në Amerikën Qëndrore. Në Panama sekreti bankar ruhet në nivelet më të larta dhe taksat janë shumë të favorshme.
Thjesht Panamaja është parajsa fiskale.
Në Panama ndodhet zyra qendrore e quajtur “Mossack Fonseca”, e themeluar në vitin 1977 nga avokatët Jurgen Mossack dhe Ramon Fonseca.
Është kjo pika themelore për të krijuar një shoqëri offshore.
Një kompani offshore nuk ka nevojë të ketë zyra të mëdha. Është e mjaftueshme të ketë një zyrë ligjore, e cila funksionon thjesht me një kuti postare.
Kontrolli i saj mbahet nga një person i besuar. Falë këtij mekanizmi, pronari mund të investojë paratë e tij në çdo cep të botës, pa e ditur askush se nga vijnë paratë./shqiptarja.com/