Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Skema e ndihmës shoqërore për investimet strategjike, ja kush përfiton

$
0
0

toke bujqesoreKomisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar skemën e ndihmës shtetërore për dhënien e lehtësive investitorëve në mbështetje të investimit strategjik, e cila rregullon si do të vihen në dispozicion të zhvillimit dhe realizimit të projekteve investuese strategjike, trojet, pyjet, tokat bujqësore, si dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar. Skema parashikon dhe forma të tjera të ndihmës si grante, përjashtime nga taksat, falje gjobash etj.

Kjo skemë është miratuar në kuadër të zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” ka si qëllim nxitjen dhe mbështetjen e investimeve strategjike vendase dhe të huaja në sektorë dhe fushat e ekonomisë së vendit që paraqesin potencial të lartë zhvillimor. Ky ligj përcakton se investimet strategjike janë investimet private, publike ose publike-private në sektorët e energjisë dhe minierave, transportit, infrastrukturës dhe komunikimeve elektronike dhe mbetjeve urbane, turizmit, bujqësisë dhe peshkimit, zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, zonave me përparësi zhvillimi, si edhe nënsektorëve specifikë të cilët do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 27 “Përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore për realizimin e investimeve strategjike” parashikon që:
1. Në dispozicion të zhvillimit dhe realizimit të projekteve investuese strategjike, sipas këtij ligji, mund të vihen trojet, pyjet, tokat bujqësore, si dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar.

2. Mënyra e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar, për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Neni 31 “Fondi i pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike”, parashikon që: 1. Në funksion të mbështetjes shtetërore për realizimin e investimit, krijohet Fondi i Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, i cili krijohet nga pasuritë e paluajtshme shtetërore, në pronësi të institucioneve qendrore apo të njësive të qeverisjes vendore.2. Mënyra e krijimit, funksionimit dhe administrimit të këtij fondi miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. b) Arsyet për vlerësimin e masës

4. Komisioni i Ndihmës Shtetërore vëren se:
1. Vënia në dispozicion e trojeve, pyjeve, tokave bujqësore, si dhe të pasurive të tjera të paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, mund të përbëjë ndihmë shtetërore.
2. Krijimi i Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, me përbërje pasuritë e paluajtshme shtetërore në funksion të mbështetjes shtetërore për realizimin e investimit, aktivizon elementë të ndihmës shtetërore.
Çfarë përfitohet

Skema parashikon se masa përbën ndihmë shtetetërore nëse autoritetet shtetërore ofrojnë pasuri në pronësi të shtetit shqiptar për ndërmarrjet/subjektet investuese strategjike dhe japin ndihmë shtetërore në formën e:

a) grantit dhe subvencioneve;
b) përjashtimin, uljen dhe diferencimin e taksave;
c) faljen e pagesave të prapambetura dhe gjobave;
d) faljen e borxheve ose mbulimin e humbjeve;
e) garancitë mbi kreditë ose dhënien e kredive me norma interesi të ulta;
f) uljen e detyrimeve të sigurimeve shoqërore;
g) uljen e çmimit të produkteve të ofruara, ose shitjen e pronës shtetërore nën çmimin e tregut, ose blerjen e produkteve me çmim më të lartë se ai i tregut;
h) zmadhimin e kapitalit shtetëror tek ndërmarrjet ose ndryshim të vlerës së tij në rrethana të cilat nuk janë të pranueshme për një investitor privat që vepron në kushte ekonomike normale.

“Subjekte investuese strategjike” janë subjektet investuese të interesuara për zhvillimin dhe realizimin e një investimi të kualifikuar si strategjik, sipas këtij ligji. Subjekte investuese strategjike mund të jenë personat juridikë privatë, vendas dhe të huaj./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles